Emri/ Pranga të riut, qëlloi disa herë me thikë bashkëfshatarin

Policia e Fierit ka arrestuar një 23-vjeçar, pasi akuzohet se në sherr e sipër ka qëlluar disa herë me thikë një 36-vjeçar.

Sipas policisë në pranga u vu Arsen Ferko. Ai ka qëlluar me thikë 35-vjeçarin, në lagjen “Mbrostar Ferko” ku banonte autori.

Policia e Fierit njoftoi se menjëherë pas marrjes së informacionit u organizuan shërbimet e policisë Fier dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, Arsen Ferkos.

Ai akuzohet tani për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

EMRI/ Policia mban nën vëzhgim shqiptarin, i hyn në banesë dhe gjen “dyqan kokaine”

Një 22-vjecar shqiptar është arrestuar sot nga Policia italiane. Shqiptari i identifikuar si Alban ...