Policia rrugore në aksion, dhjetëra të ndaluar për mosvënie rripi dhe përdorim celulari në makinë

3
Kliko per me shume info

Policia rrugore paraditen e sotme ka zhvilluar operacionin e koduar “Blici Rrugor”, të shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane.

Ky aksion bëhet prej disa javësh nga policia për vendosjen e rripit të sigurimit dhe mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit. Ditën e sotme operacioni ka nisur në orën 10:00 dhe zgjati deri në orën 11:00 ku u angazhuan rreth 752 punonjës Policie në total.

Kliko per me shume info

Prej këtij harku kohor në 150 pika kontrolli, policia vendosi 200 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit, 150 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. Si dhe 152 masa administrative për shkelje të tjera, si shpejtësi tej normave të lejuara, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj.

Operacioni ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, për mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here