Policia operacion masiv në Vorë, dyshohet se grabitësit e Rinasit fshihen në një pallat

Aktualitet

Policia e Shtetit zhvilloi diten e sotme një operacion masiv në zonën e Vorës prej rreth 2 orësh, për kapjen e autoreve te grabitjes së shumës monetare 3.2 mln $ të bankës në rrugën e Rinasit.

Aksioni masiv u krye nga ajri dhe toka nga forcat e RENEA, FNSH dhe Policisë së Tiranës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Operacioni u zhvillua në një bllok pallatesh në Vorë, pas informacioneve se autorët janë fshehur në atë zonë dhe kanë banuar në një apartament për disa ditë pas grabitjes.

Pas zbulimit të apartamentit, RENEA dhe FNSH kanë kontrolluar imtësisht për gjetjen e provave dhe mësohet se policia ndodhet pranë identifikimit të katër grabitësve.

Policia shpresonte që t'i kapte autorët në këtë apartament, por ata janë larguar më herët, ndërsa dyshohet se destinacioni i tyre të ketë qenë Fushë Kruja.

Kamerat e bizneseve aty pranë kanë fiksuar automjetin tip "Golf" me të cilin kanë udhëtuar grabitësit, ndërkohë, mësohet se makina në fjalë rezulton e vjedhur.

Ky operacion i policisë së Shtetit po ndiqet nga Drejtori i Hetimit të Krimeve në Policinë e Shtetit, Ardian Çipa.

Pak ditë më parë një grup i armatosur arriti që të grabiste dy blinda të policisë private që po transportonin 3.2 mln $ të një banke të nivelit të dytë.

Deri tani konfirmohet se është vetëm një person nga Lushnja i ndaluar për ngjarjen.

ME TE LEXUARAT