Policia në aksion, blindojnë spitalin privat, i forti i ''Myslym Shyrit” në të njëjtin pavijon me Emiljano Shullazin

Aktualitet

Policia ka ‘’blinduar’’ spitalin privat ku kanë dërguar për ekzaminim Emiljano Shullazin, pasi në të njëjtin pavjon, ndodhet edhe Gjergj Cukali, i njohur ndryshe si “I forti i Myslym Shyrit”. Ai u arrestua vitin e kaluar si kreu i një bande kokaine në kryeqytet.

KUSH ËSHTË GJERGJ CUKALI

Më 12 korrik të vitit të kaluar, Policia e Tiranës goditi një grup të strukturuar kriminal që shpërndanin kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë operacionit u arrestuan 7 anëtarë të grupit kriminal që drejtohej nga ‘i forti i Myslym Shyrit’, Gjergj Cukali, 37 vjeç. Ndërsa më herët kishin rënë në pranga edhe 9 të tjerë.

Në operacionin e koduar “Tangent”, u arrestuar edhe një grua 46 vjeçe që ishte ‘llogaritarja’ e bandës.

Banda shpërndante kokainë, në zona të ndryshme të Tiranës si “Myslym Shyri”, ish-Blloku, sheshi “Ëillson”, në rrugën “Ali Demi”, në zonën e “Porcelanit” dhe në rrugën e “Elbasanit”.

Sipas hetimeve të policisë 7 të arrestuart e siguronin lëndën narkotike përmes Gjergji Cukalit dhe më pas e shpërndanin, sipas porosive të marra nga klientët. Cukali është arrestuar edhe më herët për armëmbajtje pa leje. Madje në vitin 2012 kur u arrestua për kë vepër penale, ai deklaroi se arma ishte e shokut të tij të vrarë Arlind Fuga. Ky i fundit ishte mik edhe me Emiljano Shullazin.

ME TE LEXUARAT