Policia greke kap të kërkuarin për vrasje nga Interpoli shqiptar

Një 55-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim prej Interpol Tiranës, u arrestua nga forcat greke të rendit në zonën e Kozanit në Greqinë Veriore.

Sipas burimeve te policisë, 55-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet publik për monentin, rezultoi të kishte kaluar në këmbë nëpërmjet kufirit të gjelbër që lidh Shqipërinë me Greqinë në afërsi të Kapshticës.

Policët grekë, që dyshonin për pjesëmarrjen e tij në trafik droge, e ndaluan dhe pasi bënë verifikimet në sistemin e Interpolit, rezultoi se ai ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, për akuzën e vrasjes me paramendim.

Shqiptari thuhet se u dërgua në Gjykatën e Kozanit, ku u vendos nisja e procedurave të ekstradimit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Skandal në Policinë e Shtetit; vërtetim azili për 200 euro

Fiks Fare solli mbrëmjen e së mërkurës një skandal që ndodh në ...