Policia franceze vret dy nga autorët e sulmeve terroriste

Aktualitet

sulm-terror-francePolicia franceze ka ndërhyrë me shpejtësi në ndërtesën ku ndodheshin dy vëllezërit autorë të masakrës së "Charlie Hebdo", duke i ekzekutuar ata dhe duke i shpëtuar jetën pengut që ata mbanin aty prej orësh.

Ndërkohë që zhvillohej kjo ngjarje, në anën tjetër të Parisit janë dëgjuar 5 shpërthime të njëpasnjëshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mediat ndërkombëtare raportojnë për tym që po del nga ndërtesa, ndërsa forcat e policisë kanë mësyrë aty në një operacion blic.

Raportohet gjithashtu se helikopterë dhe autoambulanca po shkojnë me urgjencë në vendngjarje.

Vëllezërit Said dhe Cherif Kouachi, po qendroin te mbyllur ne nje ndermarrje te 'Dammartin en Gowle', 35 km larg Parisit, e mbajne peng nje person. Te dy ata, mesohet te jene shprehur te gatshem te vdesin si martire. Ka pasur shkembime zjarri, ndaj banoreve te zones, autoritetet iu kane bere thirrje te mos dalin nga shtepite. Disa vete mendohet te kene mbetur te plagosur, por zyrtaret e policise mohojne informacionet per te vdekur.

Rrethimi i tyre erdhi gati 48 ore nga sulmi i se merkures, ku 12 punonjes te "Charlie Hebdo", perfshire dhe kryeredaktorin, u qelluan per vdekje ndersa ishin ne mbledhje, disa me filxhanet e kafese perpara.

ME TE LEXUARAT