Policia: Ja shkaku i shpërthimit në minierën e Bulqizës, kërkime për tre të zhdukurit

Aktualitet

Në vijim të informcionit për shpërthimin e gazit në pusin 21 në minierën e Bulqizës ku u lëndua dhe u helmua jashtë rrezikut për jetën shtetasi H.Zh, (me detyrë sinjalist) shtetas Kinez, si dhe dyshohet se tre Kryespecialistë edhe këta shtetas kinezë janë futur në brendësi të pusit dhe nuk kanë dalë përsëri ju informojmë se:

Në ndihmë kanë ardhur ekipet e Avari-Shpëtimit specialistët e RISHMIT, Eksperti kriminalistik, specialistë të rendit dhe të krimeve në Komisariatin e  Policisë Bulqizë, si dhe përfaqësuesit e kompanisë "Alb Chrome".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rreth orës 18.30 tre Inxhinierë të RISHMIT, sëbashku me dy oficerë për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë dhe ekspertin Kriminalistik janë futur në brendësi të galerisë deri në nivelin e 5-të.

Nivel ky, ku fillon gryka e pusit 21.

Inxhinierët dhe oficerët e policisë e kanë patur të pamundur të vijojnë lëvizjen në brendësi të pusit pasi vijonte rrjedhja e gazit në sasi të mëdha.

Nga kqyrja paraprake e kryer në grykën e pusit rezulton se si pasojë e shpërthimit të gazit ishte prishur sistemi i ajërimit dhe ventilimit, si dhe bazamenti anësor i pusit.

Ndodhur në këto kushte inxhinierët dhe grupi hetimor janë kthyer mbrapa duke dalë nga galeria.

Në galeri po punojnë specialistët e RISHMIT për të rregulluar sistemin e ventilimit dhe të ajrimit si dhe për të larguar dheun e shembur duke rregulluar kavon dhe bazamentin e pusit.

Kërkimet për gjetjen e tre kryespecialistëve kinezë do rifillojnë në momentin kur të jetë riparuar sistemi i ventilimit.

ME TE LEXUARAT