Policia flet për bombën me eksploziv në makinë në Mamurras-Laç

28
Kliko per me shume info

Policia e shtetit ka dhene informacionin e saj ne lidhje me bomben e gjetur ne makine nga dy persona qe udhetonin ne rrugen Mamurras-Lac, diten e sotme.

Burimet zyrtare thane se më datë 04.02.2017, është marrë njoftim se tek ura e Gjormes në autostraden Mamurras-Laç, në mjetin me targë AA339LZ me drejtues shtetasi K.V. , në bagazhin e mjetit është konstatuar një qese e mbështjellë me natriban, brenda së cilës dyshohej se kishte lëndë eksplozive.

Kliko per me shume info

“Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë bërë të mundur sigurimin e vendit të ngjarjes”, theksoi policia.

Sipas saj, më pas kanë mbërritur ekspertët xhenier të cilët kanë kryer veprimet përkatëse duke bërë skanerin e pakos e cila ka rezultuar lëndë plasëse.

“Ekspertët xhenier janë përpjekur që ta lëviznin pakon nga bagazhi i makinës dhe ta vendosnin në tokë që të kryenin demontimin e saj por ishte shumë e vështirë, pothuajse e pamundur si lëvizje. Të ndodhur në këto kushte , ata kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të lëndës plasëse aty ku ishte i vendosur dhe për pasojë është dëmtuar pjesa e pasme e mjetit”, thane burimet zyrtare.

Sipas tyre, grupi hetimor po vazhdon veprimet përkatëse për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here