Video/ Policia bashkiake tenton t’i marrë çantën shitësit ambulant, por ja çfarë bën ai
Policia bashkiake vazhdon kontrollin për heqjen e shitësve ambulante. Një rast së fundmi është filmuar tek “Rruga e Dibrës”, ku disa policë kanë kërkuar t’i marrin shitësit ambulant çantën me mall që ai e mbante në dorë.
Por zotëria ka nisur një debat me ta duke ju kërkuar që të mos ia preknin çantë dhe ta linin të qetë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Bjere mo ktu çantën, bjere çantën. Nuk më mposht dot ti mu! Jom tironc! Jam pa punë! Jom i smurë me diabet, jam me t’gjitha, ti m’vjedh”, ka shpërthyer qytetari.
Ndërkohë që nga ana tjetër njëri prej policëve ka komentuar me ironi edhe personin i cili ka bërë videon: Ça je t’u kap mer?! Kape se s’të duhem, çoje te shpija se ju duhet atyre.joq