DETAJET/ Ja kush është ish polici i dyshuar për grabitjen e 3.2 mln $ në Rinas

Aktualitet

Policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona për grabitjen e parave të një banke të nivelit të dytë në aksin rrugor Qafë Kashar - Rinas.

Fatjon Gjyliu, ish policne kompanine private Jaguar Security po mbahet i ndaluar me dyshimin se mund te jete nje nga autoret e ngjarjes.

Të shoqëruarit e tjere pasi kanë bërë deklaratat e tyre, janë lënë të lirë. Bëhet me dije se vetem një shtetas vazhdon të mbahet i shoqëruar në pritje të një vendimi nga Prokuroria.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shtetasi Fatjon Gjyliu, nga Lushnja u shoqërua në Polici tre ditë më parë, së bashku me vëllanë e tij.

Ky i fundit u la i lirë, ndërsa Gjyliu, ish polic privat vijon të qëndrojë në polici, për shkak se nuk ka argumentuar prezencën e tij pranë zonës ku ndodhi ngjarja, para, gjatë dhe pas grabitjes.

Ai po mbahet në ambientet e Policisë dhe pritet që Prokuroria të japë vendimin për arrestimin, apo lirimin e tij./LajmiFundit.al/

ME TE LEXUARAT