Detajet/ Operacioni masiv i Policisë, ja pse kanë dalë në terren 3100 efektivë

Aktualitet

Që prej mëngjesit të mërkurës, Policia ka nisur zbatimin e një plani masash me qëllim kontrollin e territorit kundër kultivimit të kanabisit. Për këtë qëllim, afërsisht 3100 efektivë të policisë kanë dalë në terren, në një operacion masiv për paramndalimin e kultivimit të drogës.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, qëllimi është që të goditet kanabis që në fazën e kultivimit të tij. Pjesë e grupeve të monitorimit, veç drejtuesve të policisë janë bërë edhe oficerë dhe efektivë të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Faza e parë e operacionit konsiston në kontrollen e serave, të prodhuesve të farërave, ish – depo e magazina të braktisura, si dhe zona të tjera malore, ku ajo mund të kultivohet në sera. Ndërkaq, kontrollet dhe patrullimet e policisë kanë nisur dhe kanë vijuar edhe në ambiente bazash apo ara e territore të hapura.

ME TE LEXUARAT