Pogba blen vilën e ëndrrave për 3.3 milionë €, për të është vetëm 10 javë punë

19
Kliko per me shume info

Ylli i Manchester United, i cili u rikthye në “Old Trafford” verën e kaluar, ka jetuar në Lowlry Hotel gjatë gjashtë muajve të fundit që kur u transferua nga Juventus për 105 milionë euro. Por pas kërkimeve të shumta për një shtëpi të re, francezi ka vendosur të jetojë në një ndërtesë të mrekullueshme me pesë dhoma gjumi në Cheshire, të cilës arriti t’ia ulte çmimin nga 4 milionë euro në 3.3 milionë me pak pazarllëk.

E gjithë prona rrethon një pishinë mbresëlënëse, e cila lidhet me një sauna të madhe një dhomë zhveshje dhe është e ndarë nga korridori nga një mur xhami, duke e bërë një nga gjërat e para që sheh kur zbret nga shkallët. Një kuzhinë e madhe ndodhet në pjesën e prapme të shtëpisë, me tavan të bardhë dhe një frigorifer gjigant dhe një banak ku mund të ulesh për të ngrënë. Si çdo familje franceze e cila ha së bashku, Pogba do të ketë një tavolinë të madhe për të ngrënë, por duhet të kujdeset mos të derdhë ushqimin në tapetet e shtrenjta ngjyrë kremi. Gjithashtu ka edhe një dhomë ndenjje të bukur me një divan me përmasa që mund të mbajnë të gjithë shokët e ekipit. Shtëpisë nuk ka si t’i mungojë një dhomë lojërash me një bilardo. Ndër të tjera ka edhe pesë dhoma gjumi. Dhe me 330,000 € që përfiton në javë, Pogba mund ta paguajë shtëpinë në vetëm 10 javë. Prona ka edhe tre vende parkimi të ndara në dy garazhe, çka do të thotë se atij i duhet të tregohet i duruar me koleksionin e makinave që do të sjellë në shtëpinë me siguri të lartë dhe portë kryesore elektrike.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here