Plazhi “pushtohet” nga kokaina, sekuestrohen 360 kg

Soft

Nje sasi prej 360 kilogramë kokaine është sekuestrua nga policia në dy plazhe në Angli. Mediat britanike bëjnë të ditur se droga kapet vlerën e 50 milionë paund.

Policia britanike tha se po punojnë dhe hetojnë për të përcaktuar se nga e ka prejardhjen droga, i cili ishte e fshehur në disa çanta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kjo është pa dyshim një asai domethënëse e sekuestruar e drogës së klasit A dhe humbja e saj përfaqëson një goditje të madhe për grupin e organizuar kriminal që qëndron pas saj” tha hetuesi Mattheë Rivers.

Nje vit me pare në Britani u kapën dy trafikantë turq me një sasi prej 3.2 tonë kokaine në detin e veriut pas një operacion ndërkombëtar.

Droga në atë kohë kapte vlerën 500 mln paund dhe besohet se ka qenë ngarkesa më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë ne Europë.

ME TE LEXUARAT