Planifikonin të sulmonin Europën, arrestohen dy terroristët, ja plani i tyre (Foto)

11
Kliko per me shume info

Personat e arrestuar nga policia turke që dyshohen se kanë lidhje me ISIS, dy prej tyre kishin kryer operacione plastike për t’u maskuar.
Sipas agjencisë së lajmeve “DHA”, bëhet fjalë për shtetasin me origjinë nga Mali i Zi dhe një nga Maqedonia, Adnan Sutkovic dhe Zulhajrat Seadini, por që jetonin në Gjermani. Ata u arrestuan në Ankara dhe sipas medias turke ‘Habertürk’ të dy kishin përgatitur sulme terroriste në Europë, ndërsa janë dënuar me 22.5 vite burg. Mësohet se këta dy persona kishin bërë transplant flokësh për t’u maskuar, që ta kishin më të lehtë për t’u larguar drejt Europës ku kishin përgatitur sulme.
Ata ishin shpallur në kërkim nga Interpoli pas udhëtimit të tyre në Lindjen e Mesme në prill 2015. Mediat turke pohojnë se dy burrat pasi hynë në Ankara iu nënshtruan operacionit plastik. Gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit e çështjes ata mohuan të kenë lidhje me ISIS dhe se pretendojnë se kanë dëgjuar për organizatën terroriste vetëm nga raportimet në media.

Ata pohuan se kishin shkuar në Siri vetëm për të ndihmua njerëzit, shkruan ‘The Sun’, por Sutkovic është parë në një video të propagandës së ISIS. Turqia prej kohësh ka qenë cak i sulmeve terroriste nga ekstremistët kurdë dhe militantët e ISIS. Së fundi gjatë festave të fundvitit në Club Reinau vranë 39 persona. Personi i arrestuar ishte nga Uzbekistani. Në 24 orët e fundit agjencia e lajmeve turke Anadolu Agency ka theksuar se nga bombardimet ajrore turke në Al-Bab janë “neutralizuar” 34 terroristë të ISIS.

Kliko per me shume info


Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here