Plagosi me thikë 15-vjeçarin jashtë shkollës, arrestohet adoleshenti nga Durrësi

Kliko per me shume info

Policia e Durrësit ka ndaluar autorin e konfliktit të ndodhur jashtë ambienteve të një shkolle 9-vjeçare në Durrës, ku mbeti i plagosur një 15-vjeçar. Ngjarja në fjalë ndodhi në 23 janar. Burime zyrtare nga policia pohuan se bëhet fjalë për 17-vjeçarin me inicialet E.Sh., ndërsa ai është dënuar nga Gjykata e Durrësit për vjedhje.

E.Sh., akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit S.D., 14 vjeç, B.B., 16 vjeç, E.Sh.,17 vjeç, dhe E.K., 15 vjeç, banues në Durrës, (ndaj të cilëve ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë) për motive të dobëta, jashtë ambienteve të një shkolle 9- vjeçare ka plagosur me mjet prerës, thikë 15-vjeçarin. Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar adoleshentin me 20 ditë burg për veprën penale “Vjedhja”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
NGJARJA
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë 9-vjeçare në Durrës në 23 janar rreth orës 13:35. Një nxënës i shkollës “Bedrie Bebezi” ka mbetur i plagosur me thikë në krah dhe në shpatull.

Kliko per me shume info

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes nxënësve të kësaj shkolle, i cili ka përshkallëzuar në përdorimin e armëve të ftohta. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë, ndërsa adoleshenti i plagosur është dërguar me urgjencë në spital. Mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihet ende shkaku i këtij sherri që çoi në plagosjen e adoleshentit, por nxënësit e shkollës kanë përjetuar momente tmerri e paniku. Pas ngjarjes, njëri nga autorët, shtetasi me inicialet S.D., është ndaluar nga policia, ndërsa po punohet për kapjen e një tjetri.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here