Plagoset me armë zjarri i riu në Kavajë, në pranga autori

7
Kliko per me shume info

Një konflikt banal në Kavajë ka përfunduar me plagosjen e një të riu me armë zjarri. Ngjarja ndodhi sot, rreth orës 09:25, në rrugën “Andi Dervishi”.

Burime zyrtare njoftuan se i plagosur me armë zjarri mbeti shtetasi me inicialet A. K., 30 vjeç, i cili u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën. Fill pas ngjarjes, specialistët e Komisariatit të Kavajës kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapje në flagrancë të autorit të dyshuar, Eduart Kollcaku, 34 vjeç.

Kliko per me shume info

Të njëjtat burime theksuan se në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, tip “TT”, model 56, me një krehër dhe 3 fishekë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(Foto ilustruese)

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here