Po peshkonin në ujërat shqiptare pa leje, në pranga dy shtetas grekë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy shtetas grekë, pasi u kapën duke peshkuar në ujërat shqiptare, pa leje. Efektivët e qytetit bregdetar u vunë në lëvizje pas një informacioni të marrë rreth orës 14:25, se në drejtim të Ftelesë kishte hyrë një mjet lundrues grek dhe po peshkonte në ujërat tona.
Babë e bir, A.F., 41 vjeç dhe S.F., 13 vjeç u gjetën në vendin e quajtur “Ishulli i Francezit” rreth 0.8 milje në ujërat tona. Ata lundronin me një gomone me gjatësi rreth 5 metra, me mbishkrimin “Orion”.
Policia ndaloi dy grekët dhe sekuestroi mjetin e tyre lundrues, me dy motora të markës “Mariner” 40 HP dhe “Suzuki” 25 HP.Ndaj këtyre dy personave ka filluar procedimi penal për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Peshkimi i ndaluar”./tvklan.al

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Pronarja i bëri ftesë klientëve për seks me kamarieren, ja si u zbulua rrjeti i prostitucionit

Pronarja e një lokali në rrugën Tiranë- Elbasan, shtetësja Abibe Sh, 50-vjec ...