Përzenë Lulzim Bashën nga protesta, grevistët e Zharrëzës: S`kemi nevojë për flamurin e PD dhe dy gishtat
Pas mbërritjes në Tiranë të grevistëve të Zharrëzës, Basha është bashkuar me ata, por të shumta kanë qënë reagimet e protestuesve të Zharrëzës të cilët kanë kërkuar largimin e Bashës nga kjo protestë.
Të gjendur përballë Ministrisë së Energjitikës ato bëjnë thirrje për zbatim të të drejtave të tyre pasi sipas grevistëve që nga viti 2004 e deri në vitin 2017 jetë e tyre është shkatërruar nga kompania Bankers.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ato deklaruan në prani të Bashës që nuk kanë nevojë për flamurin demokrat apo dy gishtat, por u mjafton vetëm flamuri kombëtar.
Edhe më parë grevistët e Zharrëzës kanë bërë me dije se nuk duan ta përziejnë kauzën e tyre për shtepitë dhe jetesën e sigurt me kauza politike