Përdori pataten si kontraceptiv, i dalin rrënjët në vaginë!

Kliko per me shume info

Një vajzë 22 vjeçare nga rrethinat e Hondës, 90 milje në perëndim të Bogotës, Kolumbi ka futur një patate në vaginën e saj për të parandaluar shtatzëninë. Kjo ka bërë që nga lagështira, patatja ka filluar të lëshojë sythe.

Diana Martinez ka pasur dhimbje barku dhe është terrorizuar kur ka parë sythet të dalin jashtë vaginës së saj. Për këtë arsye, ajo ka kërkuar ndihmë te një infermiere që e kishte fqinje, pasi i vinte turp të shkonte në spital.

Kliko per me shume info

“Mami më ka thënë dikur që për të shmangur shtatzënitë e padëshiruara, mund të fusja një patate”, – ka çuditur me deklaratën e saj Diana. “Unë e besova dhe për dy javë kam mbajtur në vaginën time pataten”. – ka vijuar më tej ajo.

Infermierja e quajtur Carolina Rojas ka pohuar se në fillim kur 22 vjeçarja i ka kërkuar ndihmë për heqjen e patates, i është dukur qesharake, por kur e ka parë nga afër, atëherë e ka marrë seriozisht dhe i është futur punës për ta shpëtuar, shkruan Shije.

“Kur Diana trokiti në derën time, mbaj mend që ishte e zbehtë dhe e frikësuar”, – ka thënë infermierja. “Ajo ndihej shumë në siklet për problemin që i kishte ndodhur dhe më kërkoi që t`ia nxirrja jashtë pataten ende pa ardhur e ëma e saj në shtëpi”. – është shprehur ajo.

Diana Martinez i është nënshtruar edhe ekzaminimeve të tjera mjekësore në spital për të shmangur infeksione të mundshme.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here