“Përdhunimi” i të vërtetës në mënyrë barbare te “Shihemi në gjyq”, e vërteta e Valdetes dhe babait

Soft

Padyshim që historia e sotme që u prezantua te “Shihemi në Gjyq” preku të gjithë shqiptarët, madje edhe mediat shkruan për fatin e keq të Valdetes dhe refuzimin që i bëri publikisht i ati, duke mos e lejuar në shtëpi.

Lotët e saj për ndihmë gjatë këtij emisioni dhe mohimi total që i bëri babai, na "detyroi" të gjithëve që deri diku “ta përçmonim” burrin 73-vjeçar për mohimin që po i bënte të bijës, e cila prej 13 vitesh ishte e braktisur nga i shoqi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por a e dini se kjo histori në fakt ka një të vërtetë tjetër? Historia e kalvarit të vuajtjeve është e vërtetë, por Eni Çobani mesa duket ka ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve.

Si e kuptuam këtë? Menjëherë pas mbarimit të këtij emisioni, gazetari Sokol Dema, i cili është marrë vetë me këtë histori denoncoi në profilin e tij në Facebook të vërtetën.

Sikur të thoshte vetëm se kjo histori është mashtrim, nuk do ta besonim sepse gjithmonë rreth asaj çfarë Eni Çobani ka sjellë te “E Diela Shqiptare” janë ngritur akuza dhe gjithmonë ato janë hedhur poshtë.

Por prisni, ka diçka akoma më serioze, gazetari ka publikuar edhe intervistën që ka bërë disa ditë më parë vetë ai për televizionin “ATV”.

Sipas kësaj videoje, është i vërtetë kalvari i vuajtjeve që ka pasur ndër vite Valdetja, është e vërtetë që ajo 13 vite më parë u braktis nga i shoqi, është e vërtetë që ka një fëmijë, por është tërësisht gënjeshtër “braktisja” që i bënë prindërit.

Në fakt Valdetja ka pasur një mbështetje maksimale nga prindërit e saj të moshuar, ata kurrë nuk e kanë lënë vetëm. Me duart që i dridheshin, lotët në sy babai ka thënë disa ditë më parë se Valdeten dhe djalin e saj i kishte dritë sysh dhe kurrë nuk do të hiqte dorë prej tyre, por e kundërta ndodhi sot te “E diela shqiptare”. Si ka mundësi??

Duke mos pasur asgjë personale me Eni Çobanin, pasi ne publikuam pak më parë historinë siç iu prezantua shqiptarëve, mendojmë që duhet të tregojmë të vërtetën për t’ju lënë vetë juve që të gjykoni.

Mos e humbisni videon e mëposhtme të Valdetes dhe babait të saj! Mos e humbisni të vërtetën!/joq

ME TE LEXUARAT