PD: Kompania e deputetit Qefalia përfitoi 6.7 mld lekë nga buxheti i shtetit

Partia Demokratike akuzoi deputetin socialist, Xhemal Qefalia, për përfitimin e 6.7 miliard lekë tendera nga buxheti i shtetit.
Denoncimi eshte bere nga Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun Grida Duma, e cila tha se Qefalia fshihet pas emrave të nipave të tij, por në realitet firma është në pronësi të tij dhe vëllezërve.

“Firma e deputeteti socialist Qefalia ka pasur një aktivitet modest dhe në 2013 nuk ka marrë asnjë lekë nga buxheti i shtetit, por pasi Edi Rama erdhi në pushtet rezulton se deputetit të tij Qefalia i ka ndritur fati dhe ka marrë jo pak por 6 miliardë e 700 milionë lekë tendera në tre vite. Njëlloj si në rastet e tjera, si ai i Sadriut, Qefalia fshihet pas emrave të nipërve.

Kemi dokumentacionin e plotë si firma kalon në emër të nipave sa për një formalitet. Ndërsa të gjithë e dinë që është deputeti dhe vëllezërit e tij që ndajnë llokmat e buxhetit të shtetit”, tha Duma.

Ajo apeloi qytetarët ti bashkohen protestës së 18 shkurtit për të ndalur korrupsionin. “Ndërsa këta marrin miliarda populli zhytet në varfëri.Paratë janë për miqtë dhe klientët e Edi Ramës. Shteti i Edi Ramës është një ndërmarrje private që ndan paratë me një grusht njerëzish. Me 18 shkurt ngrihemi bashkë dhe ndalim këtë korrupsion dhe këta zhvatës”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Berisha në cadër në mungesë të Bashës: S`ka asnjë garanci për votën, Rama të dorëhiqet

Në mungesë të Lulzim Bashës, qe po zhvillon një vizitë zyrtare në ...