Partia Demokratike harton planin, cfarë do të ndodhë më 5 mars në Tiranë?

Aktualitet

Kreu i PD-së, Lulzim Basha takoi dje krerët e rretheve dhe grupin strategjik të protestës së nisur prej 9 ditësh para kryeministrisë.

Mësohet se në takimin me grupin strategjik është folur për thirrjen e një mitingu të dytë si ai i 18 shkurtit. Nuk është vendosur ndonjë datë, por mendohet se ky miting do të bëhet në fillim të marsit. Ndërkaq mësohet se ka nisur puna për organizimin e mitingut të dytë të opozitës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa për sa i përket koordinimit me degët e partisë në rrethe, krerëve të tyre iu është shpërndarë një grafik për aktivitetin që duhet të bëjnë dhe protestat në Tiranë duke iu bashkuar çadrës deri më datën 5 mars, pra për 10 ditët e ardhshme.

ME TE LEXUARAT