Pavarësia, Isa Mustafa uron kosovarët dhe Ramush Haradinajn

26
Kliko per me shume info

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa iu është drejtuar sot qytetarëve duke ua uruar Pavarësinë e vendit. Mirëpo, një urim të veçantë e pati edhe për Ramush Haradinajn.

“Këtë përvjetor, kësaj radhe, ia uroj veçmas ish Kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinajt, i cili pa të drejtë po mbahet jashtë vendit me fletarrest të serbeve që kryen krime sistematike në Kosovë”, ka shkruar Mustafa.

Kliko per me shume info

Statusi i plotë:

Të dashur qytetarë

Juve që çdo ditë po e vëni nga një gur në shtatin e Republikës së Kosovës që sot i mbushi 9 vjet, juve bashkatdhetarë tanë që prore shikoni kah Kosova të cilën e mbështetët aq shumë në fazat më delikate, juve familjeve të dëshmorëve, invalid e veteran të luftës së UÇK-së, ju uroj këtë përvjetor të madh të pavarësisë së shtetit tonë.

Këtë përvjetor, kësaj radhe, ia uroj veçmas ish Kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinajt, i cili pa të drejtë po mbahet jashtë vendit me fletarrest të serbeve që kryen krime sistematike në Kosovë. Vlerat e lirisë dhe të shtetit të pavarur sikurse edhe e vërteta janë përherë ngadhënjyese. Ashtu siç është Kosova!

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here