Partizani-Vllaznia në “Selman Stermasi”, policia blindon Tiranën

35
Kliko per me shume info

Policia e Tiranes ka shpallur masa te forta sigurie per ndeshjen Partizani-Vllaznia.

Burimet zyrtare thane se më datë 05.02.2017, ora 17:00 në Stadiumin “Selman Stërmasi” do të zhvillohet ndeshja e Futbollit ndërmjet ekipeve Partizani – Vllaznia, e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Futbollit, Kategoria Superiore.

Kliko per me shume info

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, njofton për bllokimin e disa akseve rrugore dhe masat e marra si më poshtë:

Njoftohen tifozët që në stadium nuk do te lejohen të futen bidona uji, çakmakë, monedha çelsa metalik,sende te tjera te forta.

Duke filluar nga ora 12:00 deri në përfundim të ndeshjes do të bllokohen rrugët:

• Rruga “Emin Duraku”, Rruga “Gjin Bue Shpata” dhe rruga përball stadiumit “Selman Stërmasi”.

Gjatë lëvizjes të tifozerive përkatëse nga pika e takimit deri tek stadiumi “Selman Stërmasi”, do të bëhet shoqërimi i tyre me Shërbimet e Policisë për të shmangur incidentet e mundëshme.

Nuk do lejohen fëmijë nën moshën 14 vjeç të pa shoqëruar nga prindërit.

Pas përfundimit të ndeshjes tifozët respektiv do të largohen nga rrugët që kanë ardhur të shoqëruar nga Shërbimet e Policisë.
Per mbarëvajtjen e këtij aktiviteti janë angazhuar 261 forca policie dhe 5 grupe FNSH -je.

Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të ekipeve dhe tifozerit respektive për bashkëpunimin dhe mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv sa me normal dhe të qetë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here