Partizani fiton me përmbysje ndaj Vllaznisë

17
Kliko per me shume info

Skuadra e Partizanit rikthehet të luajë në Tiranë dhe fiton, duke mundur Vllazninë me rezultatin 2-1, në stadiumin “Selman Stermasi”.

Pas një jave te mbushur me diskutime, më në fund Partizani-Vlaznia, është luajtur në kryeqytet. Të kuqtë kanë arritur të marrin fitoren e parë në kampionat, për vitin 2017, duke fituar 2-1 ndaj shkodranëve.

Kliko per me shume info

Kjo ishte një fitore aspak e lehtë për Partizanin, pasi Vllaznia u impenjua maksimalisht për të marrë rezultat pozitiv. Shkodranët ishin ata që kaluan të parët në avantazh me anë të sulmuesit të sapoardhur, Elis Bakaj, në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, ekipi i trajneri Starova, bëri gjithçka për të fituar dhe ia doli të shënojë dy herë në portën e Vllaznisë, me anë të Bardhit dhe Bathës me penallti, në minutën e 89’.

Ndeshja u luajt në një terren shumë të mirë dhe atmosferë spektakolare në shkallët e stadiumit, ku të dy tifozëritë ishin mjaft aktive në mbështetje të ekipeve respektive.

Me këtë fitore, Partizani, ruan ritmin e Kukësit kryesues, në një sezon ku të kuqtë kanë pretendimet e tyre për titullin kampion.


Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here