Partizani ‘’bën’’ ligjin, nuk pyet për policinë: Ndeshja do luhet në “Selman Stërmasi”

Kliko per me shume info

Policia e shtetit nuk mund të merrte përsipër organizimin e ndeshjes që do të luhej te dielën në “Selman Strëmasi” mes Partizanit dhe Vllaznisë. Lajmin e bën me dije vetë policia. Mësohet se arsyeja qëndron tek përleshja e tifozëve, pasi mbështetësit e Tiranës nuk duan kursesi të lejojnë ata të Partizanit të luajnë në stadiumin që ata e quajnë të tyrin.
Pas kësaj deklarate, kanë postuar në Facebook ekipi i Partizanit, ku sqaron se takimi ndaj Vllaznisë do të luhet në stadiumin e kryeqytetit “Selman Stërmasi”. Të kuqtë sqarojnë tifozët e tyre se pavarësisht deklaratës së policisë, ndeshja do të zhvillohet në Tiranë siç është planifikuar.

Reagimi i plotë i Partizanit
“Klubi Partizani garanton tifozerinë e kuqe dhe të gjithë opinionin publik, se takimi Partizani – Vllaznia i vlefshëm për javën e 20-të të Kategorisë Superiore do të zhvillohet sipas axhendës së përcaktuar në stadiumin “Selman Stërmasi “, ditën e diel ora 17:00.
Klubi distancohet nga çdo akt dhune dhe provokimi mes tifozerive të kryeqytetit siç edhe aluduhet. Klubi konfirmon se do të marrë të gjitha masat e nevojshme organizateve që mbarvajtja e takimit Partizani – Vllaznia të mos cënohet nga asnjë faktor i jashëm.

Kliko per me shume info

Njëkohësisht përgjatë gjithë kësaj jave drejtues të Klubit kanë organizuar takime të vazhdueshme me përfaqësuesit e tifozerisë ku kemi konkluduar bashkarisht se situata e pasqyruar në media për incidente të mundshme nga ana e tifozerisë së kuqe është tërësisht e stisur.

Nga këto takime klubi dhe tifozeria garantojnë se jo vetëm takimi Partizani – Vllaznia, por edhe ndeshjet në vijim do të jenë një festë e vërtet sportive. Prania e tifozerisë tonë në stadium do të jetë vetëm në funksion të mbështetjes së ekipit drejt realizimit të objektivit madhor fitimit të titullit kampion.”

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here