“Paratë ose të vramë”, 17-vjeçari rrihet dhe kërcënohet nga 3 adoleshentë, i marrin 1250 euro

Aktualitet

Një tjetër krim mes adoleshëntësh është regjistruar në Tiranë. Nëj ditë më parë, 17-vjeçarë kanë dhunuar dhe kërcënuar me thikë një bashkëmoshatar të tyre, të cilit i kanë grabitur portofolin ku mbante 1250 euro.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në rrugën “Ali Kolonja”, mbrapa Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, ku 3 të rinjtë me iniciale E. G.; K. C. dhe S. Z., i kanë vjedhur me dhunë duke e qëlluar me grusht dhe duke e kërcënuar me një thikë, portofolin me shumën 1250 euro dhe 2000 lekë, bashkëmoshatarit të tyre R. Z., 17 vjeç. “Paratë ose të vramë”, mësohet të kenë kërcënuar 3 autorët 17-vjeçarin, duke i marrë shumën e parave.

Pas ngjarjes, adoleshenti ka njoftuar menjëherë policinë e cila ka arrestuar në flagrancë E. G. dhe ka shpallur në kërkim 2 miqtë e tij. Autorët ishin nxënës të së njëjtës shkollë. 17-vjeçari R. Z. jetonte në Tiranë vetëm me gjyshërit pasi prindërit i kishte emigrantë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shumën e parave të grabitura ai sapo e kishte tërhequr nga një pikë e transferimit të parave dhe do e përdorte për pagesën e shkollës.

ME TE LEXUARAT