Si kthehen paratë që iu vidhen bankave? Flet eksperti

Aktualitet

Të gjitha paratë që bankat transportojnë jashtë janë 100% të siguruara dhe kthehen nga kompanitë e sigurimit.

Pesha e kthimit mbrapsht të tyre nuk bie mbi shoqëritë shqiptare, pasi ato kthejnë vetëm një përqindje të caktuar të vlerës, shumën më të madhe e japin shoqëritë e risigurimit jashtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pavarësisht kësaj, ekspertët thonë se vjedhjet janë kosto për bankat pasi dëmtojnë imazhin e tyre, në një kohë që procedurat për marrjen e parave kërkojnë kohë.

Rastet e vjedhjeve kanë rritur edhe primin e sigurimit për këto banka, kosto e cila paguhet nga qytetarët.

Elvin Meka sqaron se bankat nuk nxjerrin shpesh sasi parash jashtë, por vetëm në kushte të caktuara: kur plotësohet sasia e tyre në arkë dhe kur tepricat e depozitave në valutë të qytetarëve nuk jepen kredi në tregun e brendshëm shkruan TV klan. Ai fajëson për këto ngjarje shoqëritë e sigurimit fizik dhe kërkon ashpërsim të kodit penal, duke vendosur burg për kompanitë që nuk plotësojnë standardin.

ME TE LEXUARAT