Parashikimi i motit për ditën e sotme

Aktualitet

Vendi ditën e sotme do të mbizotërohet nga kthjellime dhe vranësira, të cilat do të paraqiten mëshumë në zonat veriore e qendrore të vendit.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me të njëjtat kushte meteorologjike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë prezent në të gjithë territorin e vendit. Edhe gjatë natës nuk priten ndryshime të dukshme të motit.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale të ditës, temperaturat më të ulëta do të shënohen në zonat juglindore deri në -4 gradë C.

Era do të vijojë të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.

ME TE LEXUARAT