Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Kosovë&Rajon

Gjatë kësaj periudhe kohore vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik, duke kushtëzuar një mot të ndryshueshëm, me riga shiu, intervale të gjata me diell, mjegull nëpër ultësira , kurse në viset malore reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë.

Sipas parashikimeve nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sasia e reshjeve do të jetë e ulët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Temperatura minimale e ajrit do të lëvizin ndërmjet -5 deri 4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 5gradë deri 14 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së, dita e hënë dhe e martë parashihet të jenë me temperatura më të larta, meqë mbi vendin tonë do të vazhdojnë të jenë prezent masat e ajrit me origjinë nga jugu dhe jugperendimi, ndërsa nga dita e merkurë e tutje do të ketë masa ajrore të cilat vijnë nga veriperëndimi i vendit duke bërë që zhiva në termometër të pësojë zbritje në të dy vlerat ekstremale.

Do të fryjë erë nga jugperendimi dhe verilindja me shpejtësi deri 6m/s.

ME TE LEXUARAT