Parashikimi i motit për sot, vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës

Kliko per me shume info

Sipas meterologeve, masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa që vijnë nga oqeani Atlantik do të kushtëzojnë në vendin tonë mot me vranësira dhe shira të përkohshëm.

Duket se më të theksuara shirat paraqiten në zonat veriore dhe qendrore të territorit, por nuk do të mungojnë edhe kthjellimet e herë pas hershme.

Kliko per me shume info

Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e vranësirave dhe shirave në të gjithë territorin e vendin por sërish më të përqendruara shirat do të jenë në zonat veriore dhe qendrore.

Temperaturat e ajrit do të jenë relativisht të larta në të dy vlerat ekstremale të ditës.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë 25 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here