Parandalohet masakra me armë në lokal në Shkodër, arrestohet autori

Aktualitet

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale.  Policia e Shkodrës arreston në kohë rekord autorin.

Burimet zyrtare kane bere me dije se më datë 15.02.2017, rreth orës 19:00, njoftohemi se në një lokal në lagjen "Mark Lula" Shkodër, ka një konflikt me armë zjarri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilët kanë konstatuar se, shtetasi Arjan Gjeta, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E.P. 26 vjeç, banues në Shkodër, dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në lokal ku ndodheshin edhe klientë te tjerë dhe është larguar, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bazë të njofimit të marrë dhe si rezultat i vlerësimit të ngjarjes, në kohë rekord bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, lokalizimin e tij dhe arrestimin në flagrancë, konkretisht shtetasi Arjan Gjeta, 42 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, iu gjet 1 armë zjarri automatike dhe 1 krehër me 8 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale "Vrasje e mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe muncioneve luftarake", parashikuar nga nenet 76 dhe 279 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT