Paralajmërimi për motin, ja cfarë na pret në fundjavë

Kjo fundjave do të mbetet në ndikimin e motit të paqëndrueshëm, me prezencë të vranësirave dhe shirave te vazhdueshem.

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se reshjet gjatë fundjavës mund të shoqërohen edhe me rrufe.

Sipas këtij Instituti, nga dita e sotme e deri të hënën priten reshje të tjera, disi më të shumta në terrenet malore sidomos në Veri, por dhe në Jug (në formë dëbore mbi 1.500m).

Reshjet do të vijnë çdo ditë duke u rritur; maksimumet pritet të jenë të shtunën në mbrëmje vonë, të dielën paradite dhe të hënën paradite, veçanërisht në zonat malore në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë deri lokalisht intensive.

Pritet të ketë edhe rrufe, më të mundshme në Veri-Perëndim. Nga e marta deri në fund të javës tjetër mundësitë për reshje pritet të jenë të pakta.

Ndërsa temperaturat e ajrit do të jenë relativisht të larta, deri në 16 – 17 gradë Celcius, ndërsa era çdo ditë do të sjellë një forcim gradual, më e ndjeshme në bregdetin e Jugut dhe në terrenet malore.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ja kush është trafikantja shqiptare e drogës që u arrestua në Ekuador

Një organizate kriminale ndërkombëtare e trafikut të kokainës u shkatërrua nga forcat ...