Për herë të parë në histori pamjet që shfaqin foshnjën në mitër kaq qartë

Për herë të parë në histori janë bërë të njohura për syrin e njeriut pamje mahnitëse ku shihet shumë qartë foshnja e vogël brenda mitrës së nënës.

Ky xhirim tejet i bukur, shfaq foshnjën teksa kërcen, shqelmon, godet dhe qesh brenda mitrës. Detaje të pa njohura më parë kanë dal në pah falë teknologjisë më të re të zhvilluar nga një grup shkencëtarësh londinez.

Kliko per me shume info

Video e foshnjës 20 javëshe është aq e detajuar sa tregon foshnjën në kordonin e kërthizës së nënës, foshnjën që shtrin krahët e saj në mitër, si dhe duke e kthyer kokën nga njëra anë në tjetrën.

Edhe pse foshnja ka zemrën shumë të vogël, edhe zemra mund të vërehet teksa rrah, shkruan Mirror.uk. Po ashtu, kjo do të thotë se sëmundje apo komplikime të mundshme mund të vërehen më herët, madje edhe para se foshnja të lind, duke krijuar kështu mundësinë për shërim apo parandalim të situatave të rënda shëndetësore për foshnjën apo nënën./Gazetametro

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here