Pallatit 20 katësh tek Shkëmbi i Kavajës i vendosen 6 kallëpe eksploziv

Aktualitet

Rikthehet vëmendja sërish në pallatin 20 katësh të cilit pak ditë më parë iu shemb struktura e 3 kateve shtesë.

Gjashtë allëpë të dyshuar me lëndë plasëse janë gjetur në katin e 18-të të godinës 20 – katëshe në lagjen Nr.13 (Shkëmbi i Kavajës), Durrës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mesohet se ka qenë djali i pronarit të godinës, i identifikuar me inicialet E. Sh , 19 vjeç që ka bërë denoncimin në polici rreth orës 11:00 të 23 shkurtit 2017.

Policia informon se kallëpet janë gjetur në dy kollonat e betonit në katin 18-të të papërfunduar.

“Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në objekt dhe rezultoi se në dy kollonat e betonit ne katin e 18-të (të pa përfunduar) gjendeshin të vendosura nga 3 kallëpë, të dyshuar me lëndë plasëse, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale”

Policia ka bere me dije se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenin 278 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT