Mori 2 mijë euro rryshfet, pezullohet gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu

Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, Gjykata ka vendosur sot masën “Pezullim nga detyra” për gjyqtaren e Gjykatës së Elbasanit, Pajtime Fetahu, në kuadër të hetimit të nisur për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve”.

Pezullimi dhe hetimi ndaj Gjyqtares Fetahu nisi pas pamjeve filmike të transmetuara në emisionin investigativ “STOP”, në tv Klan.

LEXO EDHE:  Protestuesi kuksian rrëfen momentet e arrestimit, me maska dhe me elektrikë në dorë
Kliko per me shume info

Në video, me 2000 euro Fetahu merrte përsipër të nxirrte me minimumin e dënimit një person që ndodhej në paraburgim.

Pas kësaj, përveç vendimit të trupit gjykues, Fetahu merrte gjithashtu përsipër “ta rregullonte” edhe me prokuroren, që kjo e fundit të mos bënte rekurs.

Për këtë, kërkoheshin edhe 1500 euro. Më herët në pranga përfundoi oficeri i Policisë së Burgjeve, Behar Kola, i cili kishte rolin e sekserit.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here