U kap pa rrip sigurimi, 51 vjeçari tentoi të korruptonte policin, arrestohet

Aktualitet

Një 51 vjeç nga Librazhdi është arrestuar për mitëdhënie. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me efektivat e policisë rrugore në Komisariatin e Policisë Librazhd bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Dëfrim Dervishi, 51 vjeç, banues në fshatin Katjel.

Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Urakë – Qaf Thanë, është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore, për arsye se ka qënë duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa AA 123 AH në shkelje të Kodit Rrugor.

Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t’i jap 1000 lekë punonjësit të policisë rrugore me qëllim që ti shmangej masës administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale mjetin dhe lekët. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

ME TE LEXUARAT