Organizuan atentat terrorist, në pranga 4 persona në Francë

11
Kliko per me shume info

Policia e Francës arrestoi katër persona një prej të cilëve adoleshente, 16 vjeçe, pasi u akuzuan për përgatitjen e një atentati në Francë. Burimet policore bëjnë me dije se arrestimi u bë në Montpellier.
“Vullneti për të kaluar në veprim dhe për të prodhuar disa lëndë plasëse dukej i përmbushur”, njoftoi një burim policor duke përshëndetur një projekt për atentatin e dështuar.
“Katër të dyshuar, të moshës 16,20,26 dhe 33 vjeç, u arrestuan pasi kishin blerë aceton, që mund të shërbente për prodhimin e një lënde eksploziv”, theksoi një burim tjetër policor.
Mes tyre, një vajzë 16-vjeçare ishte parë në rrjetet sociale, pasi kishte shprehur vullnetin për t’u nisur në zonën siriano-irakiane ose për të goditur Francën.
Franca, e vendosur nën regjimin e gjendjes së jashtëzakonshme që prej atentateve xhihadiste në vitin 2015 dhe 2016, vazhdon të përballet me një kërcënim terrorist shumë të lartë.


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here