Orët inteligjente të Google tërheqin vëmendjen e konsumatorëve

Teknologji

Vëmendjen e kësaj jave në botën e teknologjisë padyshim do e marrin orët inteligjente të Google, të parat e kompanisë, që vinë së bashku me versionin e dytë madhor të Android Wear.

Raporte të hershme citonin datën 9 Shkurt si afati përfundimtar kur Google do të hedhë dritë mbi pajisjet e shumëpërfolura të ndërtuara në bashkëpunim me LG. Sot kemi foton e parë të orëve, madje edhe koston e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas publikoi disa foto me rezolucion të ulët dhe cilësi të dobët gjatë javës, Evan Blass këtë herë erdhi me një imazh të qartë të LG Watch Style për të cilën Android Police thotë se kushton 250 dollar.

Modeli bazë do të ketë ekran 1.2 inç me rezolucion 360×360, 512MB RAM dhe bateri 240 mAh. Bluetooth dhe Wi-Fi nuk do të mungojnë por valët celulare po.

Sakaq për modelin Sport raportohet një ekran 1.38 inç me rezolucion 480×480, 756MB RAM, dhe bateri 430 mAh. Ky i fundit ka valë celulare por edhe GPS.

Në foton e paraqitur vëreni dy modelet të cilët janë në dy ngjyra të ndryshme, gri dhe rozë të artë, nga tre që do të jenë të disponueshme në total.

ME TE LEXUARAT