Operacioni ‘’Prita’’/ Sekuestrohen 23 kg kanabis në furgon, pranga katër personave në Kukës

Aktualitet

Katër persona janë arrestuar nga policia e Kukësit, pasi u kapën me një sasi rreth 23 kg lëndë narkotike. Shtetasit, u akuzuan për e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Policia bëri me dije se në pranga kanë rënë shtetasit: Arbresh Kalia, 31 vjeç banues në fshatin Gurë, Dibër, Rexhep Likdeda, 39 vjeç, banues në Rrushkull, Durrës, Partizan Elezaj, 45 vjeç, banues në Zall-Reç, Dibër, K.E., 16 vjeç, banues në Zall-Reç, Dibër.

Mësohet se arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në fshatin Bicaj- Kukës, janë kapur në flagrancë me një sasi rreth 23 kg lëndë narkotike, të cilën po e transportonin në mjetin tip “Fugon”, me targa TR 2797 T.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike si dhe u bllokua automjeti tip “Fugon”.

Materialet në ngarkim të shtetasve të lartë përmendur, i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

ME TE LEXUARAT