Nis operacioni për asgjesimin e bombës në Greqi

Bota

Nisin punimet në asgjesimin e e një bombe të Luftës së Dytë Botërore të gjetur në Greqi, ku të paktën 70 mijë persona janë evakuuar nga qyteti i Selanikut.

Bomba e pashpërthyer u zbulua gjatë punimeve në rrugë të javës së kaluar, për shkak të zgjerimit të depozitave të një karburanti, ndërsa sot pritet të asgjësohet. Zyrtarët vendas thanë se bomba është në një gjendje të degraduar, saqë nuk mund të kuptohet me siguri nëse është e hedhur nga gjermanët apo nga aleatët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Banorët në një perimetër prej 2 km përreth bombës janë detyruar të largohen nga zona nga zyrtarë të sigurisë. Operacioni është përshkruar si një prej evakuimeve më masive të civilëve në Greqi në kohë paqeje.

Ushtria greke thotë se një operacion i këtyre përmasave dhe i kësaj vështirësie, duke qenë edhe hera e parë që diçka e tillë bëhet në një zonë të populluar të Greqisë, mund t’i kërkojë ekipit të asgjësimit të saj rreth 8 orë punë, së paku, e më së shumti rreth dy ditë.

Rreth 1.000 oficerë policie dhe 300 vullnetarë kanë punuar në terren për t’u siguruar që është evakuuar edhe personi i fundit në zonën e rrezikshmërisë. Evakuimet sigurisht që kanë shkaktuar probleme në Selanik, ndërsa mes atyre që janë zhvendosur janë edhe 450 banorët e një kampi refugjatësh, që të gjithë të strehuar nëpër shkolla, pallate sporti dhe qendra kulturore.

ME TE LEXUARAT