OBSH: Çdo gjashtë sekonda një person vdes nga pirja e duhanit

Komplikimet shëndetësore të cilat shkaktohen nga pirja e duhanit, respektivisht nga konsumimi i nënprodukteve të tij, në çdo gjashtë sekonda marrin një jetë, thënë ndryshe në nivel botëror çdo vit vdesin gjashtë milionë persona.

Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) flasin se në vitin 2030 numri i të vdekurve nga pirja e duhanit mund të shkojë në tetë milionë, nëse vazhdon ky trend i konsumimit të duhanit.

Supozohet se në botë ka 1,1 miliardë duhanpirës të moshës mbi 15 vjeç, nga të cilët rreth 80 për qind jetojnë në shtetet më pak të zhvilluara ekonomikisht.

Raporti i Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD) për vitin 2015 jep të dhëna se në Greqi 39 për qind e njerëzve konsumojnë duhanin, që është përqindja më e madhe në botë.

Vijon Indonezia me 38 dhe Letonia me 34 për qind.

Në mesin e dhjetë vendeve me përqindje të lartë janë Kili, me 30 për qind, Hungaria me 27 për qind, Estonia dhe Kina me 26 për qind dhe Rusia, Franca dhe Spanja me 24 për qind.

Sipas përllogaritjeve, konsumi i duhanit i shkakton ekonomisë botërore një shpenzim prej një trilion dollarësh në vit.

Raporti i Komisionit Evropian flet se në Evropë si pasojë e konsumimit të duhanit vdesin deri më 700 000 njerëz dhe se për shërimin e sëmundjeve të shkaktuara nga konsumimi i produkteve të duhanit shpenzohen rreth 25,3 miliardë euro.

Në vitin 2004, Irlanda u bë vendi i parë në Evropë që zbatoi një ndalim të pirjes së duhanit.

Australia ndërkohë është shteti me cigaret më të shtrenjta në botë, ku çmimet ndryshojnë nga 17 dollarë australianë (rreth 12 euro) dhe 45 dollarë australianë (rreth 32 euro) për një paketë cigare.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Mjekët përgjigjen më në fund, ja përse prekemi nga kanceri. Do të shokoheni nga përgjigjia

Pyetja që bëhet shumë nga të gjithë, është nga se shkaktohet kanceri? ...