Nxënësit e “Partizanit” nisin protestë, tentojnë të bojkotojnë mësimin

Aktualitet

Nxënësit e gjimnazit “Partizani” kanë tentuar të  bojkotojnë ditën e sotme mësimin, duke dashur t'i bashkohen çadrës para Kryeministrisë. Mësohet se protesta është zhvilluar në orën e parë të mësimit. Gjimnazistët kanë protestuar jashtë ambjenteve të shkollës, duke tentuar të bojkotojnë mësimin.

“Nuk shitet arsimi”, “Bojkot ose arsimim”, “ Nuk e lë të ardhmen në duart e Ramës”, ishin disa nga pankartat që mbanin në duar nxënësit.

Por me ndërhyrjen e stafit drejtues dhe mësuesve të gjimnazit, nxënësit i janë kthyer proçesit normal të mësimit.

ME TE LEXUARAT