Afera e CEZ, gjobitet banka që i dha 7 mln euro cash Nuel Kalajt

Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka gjobitur me 3 milionë lekë një bankë të nivelit të dytë me seli tek rruga e Kavajes, nga e cila Nuel Kalaj ka tërhequr 7 milionë euro.

Sipas Drejtorisë, mosraportimi i tërheqjes së kësaj shume si të dyshimtë përbën një shkelje administrative të parashikuar nga Ligji “për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.

Në njoftimin drejtuar bankës, Institucioni thekson se masa e gjobës është titull ekzekutiv dhe duhet të ishte paguar brenda 10 ditësh në llogarinë e thesarit të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të parave, shkruan Shqiptarja.com

Kalaj është nën hetimin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për privatizimin e Operatorit të Shpërndarjes nën akuzën se ka luajtur rolin e sekserit gjatë procedurës së privatizimit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Denoncimi i pazakontë i banorëve: Raiffeisen Bank tradhton klientet e saj, ja cfarë ndodhi

Një komunitet i tërë deklarohet kundër Raiffeisen Bank të cilën e akuzojnë ...