Noka “shpërthen” ndaj Tahirit: Si ka mundësi që as policia, as dogana s’i pa 8 tonët e drogës

Deputeti Flamur Noka thotë se Policisë së Shtetit i ka dalë situata nga duart, ku pas dy grabitjeve të një pas njëshme, tashmë i shtohet dhe skandali i sekuestrimit të 8 tonëve kanabis nga autoritetet italiane.

Noka thotë se kjo që po ndodh është e tmerrshme, pasi policia nuk i pa këto kur kaluan në doganën shqiptare, ku drejtor është i besuari i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Kliko per me shume info

“E tmerrshme ….8 ton drogë u kapën në një kamion që vinte nga Shqipëria në Itali. 8 ton u magazinuan e policia nuk i pa,….8 ton u hapën e u thanë e policia nuk i pa… Dhjetëra punëtorë punuan për përpunimin e paketimin e këtyre tonelatave droge e përsëri policia nuk i pa. Kaluan në doganën ku kishte scaner e ku drejtor i policisë është super i besuari i Saje qorrit e “askush s’i pa”. Nuk po bëjmë komente për dërgesat ditore 1-2 tonëshe që kapen çdo ditë në Itali apo Greqi, se duken fjera të vogla ato përballë kësaj sasie. Sa paska qenë ky 0.2% ?????? Biznes qeveritar ky i 0.2% . Ndaj “nuk e sheh askush”, as dogana e as policia.. Kjo është policia “që duam”. Ky është “shteti” i gjeneratës tjetër… që rrit me shifra marramendëse “eksportet””- shprehet Noka.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here