Takimi me Lu e Vlahutin, Nishani: Folëm për shqetësimet e ministrit të LSI

Politikë

Presidenca ka sqaruar takimin e sotem te kreut te shtetit Bujar Nishani me ambasadoret e SHBA dhe BE, Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Ne nje deklarate thuhet se Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani zhvilloi një takim me Ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, zotin Donald Lu dhe Ambasadoren e Delegacionit të BE-së në Tiranë, zonjën Romana Vlahutin.

"Në këtë takim u bisedua rreth shqetësimit zyrtar të ngritur nga Ministri i Drejtësisë, zoti Petrit Vasili (minister i LSI) lidhur me ushtrimin e detyrave të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Presidenti Nishani bëri me dije, se duke e konsideruar reformën në drejtësi me rëndësi jetike për vendin, e ka mbështetur që në gjenezë, si nismëtar i procesit, duke kulmuar me miratimin konsensual në Parlamentin shqiptar të paketës kushtetuese", ben me dije deklarata.

Sipas saj, Presidenti Nishani theksoi se e konsideron shumë të rëndësishme mbështetjen konsensuale edhe të fazës së zbatimit të kësaj reforme, duke iu përmbajtur detyrimit të të gjitha palëve për të respektuar në gërmë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

"Në këtë kontekst, Kreu i Shtetit vlerësoi angazhimin e partnerëve ndërkombëtarë, SHBA dhe BE në realizimin e kësaj reforme permes një procesi të paanshëm, ligjor dhe të besueshëm për qytetarët shqiptarë", theksohet ne deklarate./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT