Reagimi i ashpër/ “Berisha dhe Meta po pengojnë Reformën në Drejtësi”

Avokati Spartak Ngjela thotë se Sali Berisha dhe Ilir Meta janë dy personat që po pengojnë Reformën në Drejtësi.

Në një postim në “Facebook” Ngjela shkruan se Berisha-Meta po bllokojnë politikën amerikane në Tiranë.

Reagimi i Ngjelës:

Ka ardhur tamam koha kur Uashingtoni politik i nivelit të lartë duhet të ndërhyjë domosdoshmërisht duke evidentuar emrat që po pengojnë Reformën në Drejtësi.

Njëlloj si në vitin 1997 – dhe sërish kundër Sali Berishës.
E njëjta gjë edhe sot, Berisha është sërish personi banditesk që kërkon të prishë Reformën perëndimore në Shqipëri.
Por tani, pas njëzet vjetësh janë dy; është dhe Ilir Meta. Në fakt janë binjakët që i lindi në një kohë korrupsioni dhe krimi shtetëror shqiptar.
Goditja e tyre me emra konkretë dhe me bëma konkrete nga politika e lartë amerikane është domosdoshmëri edhe për aktualitetin historik, edhe për aktualitetin politik në Shqipëri.
Edhe politika mesjetare greke, edhe politika e degraduar serbe, të dyja bashkë, i kane sy dhe veshët të ngritur drejt raportit korruptiv Meta-Berisha, për të bllokuar politikën amerikane në Tiranë.
Është sigurisht një shpresë e kotë. Politika amerikane e ka domosdoshmëri eliminimin e krimit shtetëror në Shqipëri, dhe shqiptarët e kanë domosdoshmëri ndërhyrjen e drejtpërdrejtë amerikane kundër krimit shtetëror shqiptar. Në fakt, ky është sot ekuacioni politik ballkanik që duhet ta zgjidhë me forcë politika e lartë amerikane.
Dhe duhet ta zgjidhë shumë shpejt. E kërkon koha….

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

I riu i tregon kryeministrit ç’duhet të bëjë, Rama i kontrollon Facebook-un dhe ja ç’i thotë

Nje djale i ri i quajtur Kristiano i ka kërkuar Ramës që ...