Ngjarje e rëndë në Fier, një grua hidhet nga kati i tretë i banesës
Lajmifundit
/
21 Shkurt 2017, 13:17
Aktualitet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Fierit, ku një grua është hedhur nga kati i tretë i banesës. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:20, në lagjen “Bishanakë” në Fier, ku shtetësja me iniciale R.Gj, 57 vjeçe në kushtet e depresionit ka tentuar të vrasë veten. Informacionet paraprake tregojnë se ajo është dërguar në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë për jetën.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.