Neymar: Ishte natë e tmerrshme, kualifikimi i pamundur

Kliko per me shume info

Neymar e ka cilësuar si të tmerrshme ndeshjen ndaj PSG-së, ku Barcelona humbi me rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi brazilian i ka përgëzuar skuadrën franceze për paraqitjen e tyre të madhe, ndërsa ka theksuar se asnjëherë nuk ka qenë në një situatë të tillë.

Kliko per me shume info

Sipas Neymarit, kualifikimi i Barcelonës për raundin tjetër është thuajse i pamundur, pasi janë në disavantazh prej katër golave.

“Nuk jam gjendur asnjëherë në një situatë të tillë, është thuajse e pamundur. Ishte një natë e tmerrshme, por meritat e gjithë është e PSG-së. Ata bënë një ndeshje të madhe, duke na shënuar katër gola”, ka thënë Neymar pas ndeshjes.

“Tani, ne duhet të mendojmë për ndeshjen e ardhshme dhe të shohim çfarë mund të bëjmë për ta ndryshuar situatën”, përcjell Telegrafi.

“Është shumë e vështirë, thuajse e pamundur, kjo pasi ne jemi në disavantazh prej katër golave”, përfundoi sulmuesi brazilian.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here