Në ‘’luftë’’ me anoreksinë dhe vdekjen, kjo vajzë tregon përfundimin (Foto)

Soft

Sëmundja e anoreksisë është një luftë me jetën. Kështu janë shprehur të gjithë ata persona që e kanë përjetuar.

Connie Inglis, një viktimë e kësaj sëmundjeje, bën publike në rrjetet sociale betejën e saj ndaj anoreksisë dhe i inspiron të tjerët të luftojnë me çrregullimet e ushqyerjes. Ajo ka një dekadë që vuan nga anoreksia dhe është shtruar tre herë në spital për këtë.

“Spitali nuk ishte ndihmë e madhe nga ana psikologjike. Ata nuk kujdeseshin për shëndetin tim mendor, por më ushqenin që të shëndoshesha. U dobësova shumë në dhjetor të 2015, prandaj duhet të shtrohesha urgjentisht në një repart për tu ushqyer me anë të tubave. Pas 6 muajsh fillova të rikuperohesha dhe të ushqehesha vetë,” – thotë ajo për CNN.

Ajo ka postuar shumë foto të trupit të saj, duke arritur ne 35 mijë ndjekës në Instagram. 21-vjecarja nga Anglia thotë se mbështetja e njerëzve ka qenë një faktor i rëndësishëm për shërimin e saj. Connie poston edhe foto të ushqimeve të ndryshme, të cilat është e detyruar ti hajë pasi i ka bërë publike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

ME TE LEXUARAT